Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija, është i lumtur me asistimin e bërë në fundjavë në Bundesliga 2.
Ai ka thënë se skema që solli golin ishte përgatitur gjatë gjithë javës. Muslija harkoi nga këndi, ndërsa me kokë golin e barazimit 1:1 e shënoi mbrojtësi i Fortuna Dusseldorfit, Jordy de Wijs.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, Muslija është i dëshpëruar me humbjen. Golin e fitores 2:1, Darmstadti e shënoi në minutën e 90-të.
“Jam i lumtur për asistimin. E kishim stërvitur gjatë javës. Ashtu siç e kishim stërvitur, u realizua goli. Ne thjesht zbatuam skemën. Jam i lumtur për golin e tij. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë, ishte një ndeshje emocionale, nganjëherë emocionet shpërthenin dhe kjo është pjesë e futbollit. Mendoj se është gjithmonë shumë e rëndësishme të qëndrosh i respektueshëm. Duhet të nxjerrim anët pozitive nga kjo ndeshje. Ishte një ndeshje e mirë për më shumë se 90 minuta, për fat të keq pa sukses për ne. Por duhet të vazhdojmë”, ka komentuar ndeshjen Muslija për kanalin e klubit.
Fortuna Dusseldorf zë vendin e 12 me 25 pikë.