Futboll

Muslija asiston në fitoren e Dusseldorfit

Florent Muslija

Florent Muslija ishte prej më meritorëve për fitoren e së premtes mbrëma të Fortuna Dusseldorfit. 

Dusseldorfi e mposhti Arminia Bielefeldin në shtëpi me rezultatin 1:0. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman.

Reprezentuesi i Kosovës, Muslija, asistoi te goli i fitores të cilin e realizoi sulmuesi zviceran, Cedric Itten, në minutën e 86-të.

Muslija e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

27-vjeçari Muslija këtë edicion në të gjitha garat ka katër gola dhe katër asistime.

Dusseldorfi e zë vendin e 14-të me 20 pikë. Arminia Bielefeld ka një pikë më pak në pozitën e 16-të.