Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është suspenduar me një ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit.
Muriqi u ndëshkua direkt me karton të kuq gjatë ndeshjes që Mallorca e humbi nga Barcelona 3:0 të shtunën e kaluar, në kuadër të xhiros së parë të La Ligas spanjolle.
Muriqi e ngriti këmbën lartë dhe e goditi në kokë portierin e Barcelonës, Joan Garcia.
Muriqit fillimisht iu dha kartoni i verdhë, por pas rishikimit të situatës në VAR, ai u përjashtua direkt me të kuq.