Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi shënon gol për Mallorcan

Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar një gol për Mallorcan të dielën. Muriqi shënoi golin e tretë në fitoren 3:1 të Mallorcas kundër Crewes, që garon në Kategorinë e Katërt të Anglisë. Ndeshja miqësore u zhvillua në Birmingham. Muriqi përfitoi nga pasim i gabuar i një futbollisti të ekipit anglez.

Muriqi kaloi portierin dhe në portën e zbrazët shënoi golin e tretë në minutën e 90-të. Ishte kjo ndeshja e parë e Mallorcas përgatitore për edicionin 2024/2025 të La Ligas spanjolle. 30-vjeçar ishte prej më të mirëve në edicionin e kaluar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai shënoi shtatë gola dhe asistoi dy herë në 29 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll. Mallorca ndeshjen e parë të edicionit 2024/2025 do ta zhvilloj në shtëpi kundër Real Madridit më 18 gusht.