Vedat Muriqi ka folur shumë në një intervistë dhënë për mediumin “Fibëi” të enjten gjatë ditës.
Ka treguar për javët e vështira që ka kaluar së fundmi, e natyrisht, edhe për momentin e rëndë – humbjen me Kosovën nga Turqia në plejofin për Botërorin 2026.
Muriqi ka thënë se “ka menduar që ishte e shkruar në yje që Kosova do të kualifikohej” në Kupën e Botës 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova ishte vetëm një hap larg Botërorit pas fitores së madhe 4:3 në Bratislavë ndaj Sllovakisë.
“Një ditë je poshtë, ditën tjetër je lartë, ky është futbolli. E humba penalltinë ndaj Elches që do të na fitonte pikë të rëndësishme. Më pas fitova në gjysmëfinale ndaj Sllovakisë, dhe më pas humba në finale nga Turqia. Kam respekt për kundërshtarët sepse kam shumë shokë këtu, por asnjëherë nuk e kam menduar se do ta humbnim atë ndeshje. Mendova se ishte e shkruar në yje që do të fitonim dhe do të kualifikoheshim. Mendoj se ishte gabimi im që nuk e kam konsideruar Turqinë si favorite dhe ishte normale që humbëm. Paraqitja në Kupën e Botës me përfaqësuesen time ishte ëndrra më e madhe e jetës sime. Kundër Real Madridit, isha i lodhur, por kishte atmosferë shumë të mirë, dhe rezultati më mbajti në lojë. Dhe më pas arritëm fitore në minutën e 91-të”, ka deklaruar Muriqi në intervistën e gjatë të enjten.
Muriqi në La Liga ka 19 gola në këtë edicion dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i elitës spanjolle.
Ai ka treguar edhe për emocionet që i kishte pas shënimit të golit të fitores së madhe. E shpjegoi edhe momentin kur u përlot.
“Shpërtheva. Fillova vrapim drejt këndit dhe fillova të ndiej diçka të çuditshme. Lotët më rrodhën. Nuk mundja që emocionet për Kosovën ta lëndonin Mallorcan”, ka pranuar Muriqi shtatlartë.
Muriqi nuk do të luajë në Botëror, por e ka lënë në pikëpyetje edhe paraqitjen te Kosova në të ardhmen.
“Ideja ishte që të luaja në Kupën e Botës dhe më pas të pensionohesha. U kam thënë presidentit dhe trajnerit. Nuk e kam menduar atë. Po mundohem të mos e mendoj sepse dua të përqendrohem në atë që ka mbetur me Mallorcan. Më vonë do të kem kohë më shumë. Ende nuk kam vendosur asgjë. Kam folur me gruan dhe familjen dhe duhet ta shqyrtoj. Ende nuk kam marrë vendim”, theksoi Muriqi.
Muriqi është vetëm një gol larg barazimit të rekordit të legjendës kamerunase, Samuel Eto’o.
Eto’o ka 54 gola për Mallorcan në La Liga. “Pirati” nga Kosova e ka një më pak.
“Duhet të vazhdoj sepse ekipi ka nevojë për mua në momentin vendimtar për mbijetesë. Për mua është nder ta barazoj rekordin e një legjende dhe të bëhem njëri prej sulmuesve më të mirë në historinë e Mallorcas. Gjithmonë kam thënë se dua të bëhem legjendë këtu. Pas katër vjetësh e gjysmë, mendoj se jam afër që ta arrijë këtë”, ka pranuar Muriqi.
Sulmuesi i “Dardanëve” po ashtu ka folur edhe për transferimin te Fenerbahçe.
Ka treguar se skuadra e madhe turke ka dashur që ta transferojë atë në muajin janar.