Pas katër humbjeve e dy barazimeve, Mallorca të shtunën ka arritur që ta shënojë fitoren e parë këtë edicion në La Liga.
Mallorca fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Deportivo Alavesit. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të elitës së futbollit spanjoll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi japonez, Takuma Asano, e realizoi golin e vetëm të vendësve në minutën e 37-të.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, luajti deri në minutën e 68-të.
31-vjeçari Muriqi është duke kaluar formë të mirë. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara ka katër gola të shënuar.
Mallorca ka pesë pikë në pjesën e poshtme të tabelës.
Alavesi e zë vendin e dhjetë me tri pikë më shumë.