Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, me skuadrën e Ipswich Townit e kanë shënuar fitoren e parë këtë edicion në Premier League.
Të dielën pasdite, Ipswich Towni e mposhti si mysafir Tottenham Hotsporin me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 11-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat për Ipswichin i shënuan Sammie Szmodics në minutën e 31-të dhe Liam Delap në minutën e 43-të.
Në minutën e 69-të Rodrigo Bentancur e shënoi golin e vetëm për Tottenhamin.
Tottenhamit iu anulua edhe një gol në minutën e 49-të për shkak të prekjes me dorë të sulmuesit Dominic Solanke.
Tottenhami ka 16 pikë dhe është në vendin e dhjetë. Ipswichi ka tetë pikë dhe është në vendin e 17-të.