Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, është kthyer startues në portën e Ipswich Townit.
Por të shtunën, Muriqi me Ipswich Townin kanë pësuar disfatë nga Southamptoni me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 24-t të Premier Leagues.
Muriqi nuk kishte startuar në pesë ndeshjet e fundit në ligë për Ipswichin.
26-vjeçari Muriq golin e parë në ndeshje e pranoi nga Joe Aribo në minutën e 21-të.
Ndërsa golin e dytë e pranoi në minutën e 87-të nga Paul Onuachu.
Liam Delap e shënoi golin e vetëm për vendësit në minutën e 31-të.
Për Muriqin kjo ishte ndeshja e 19-të që e zhvillon këtë edicion në të gjitha garat.
Southamptoni ka nëntë pikë dhe është në vendin e fundit. Rrezikon rënien nga liga.
Ipswichi ka 16 pikë në pozitën e parafundit dhe po lufton për mbetje në ligë.