Futboll

Muriqi ia siguron fitoren Mallorcas

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka shënuar gol në minutën e 92-të për t’ia siguruar fitoren skuadrës së Mallorcas. 

Të dielën në Kufstein të Austrisë, Mallorca në ndeshje miqësore fitoi 2:1 ndaj skuadrës Shabab Al-Ahli Dubai. 

Skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe kaloi në epërsi në minutën e 29-të me golin që e realizoi Mateusao. Në minutën e 55-të, Javier Llabres, i barazoi shifrat.

Krejt në fund të ndeshjes, Muriqi, realizoi nga pika e bardhë për fitoren 2:1 të Mallorcas. 

Reprezentuesi i Kosovës në fillim të këtij muaji e vazhdoi kontratën me Mallorcan deri në vitin 2029. 31-vjeçari është sulmuesi kryesor i skuadrës nga La Liga.