Futboll

Muriqi i afrohet rekordit historik pas “hat-trickut” të parë me Mallorcan

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në elitën e futbollit spanjoll.

Ai të shtunën në ndeshjen e xhiros së 20-të të La Ligas spanjolle, e regjistroi “hat-trickun” e parë qëkur u transferua te Mallorca vitin 2022.

Mallorca e mposhti Athletic Bilbaon.

31-vjeçari shënoi fillimisht në minutën e pestë për 1:0. Më pas në minutën e 42-të, e humbi penalltinë por nga topi i kthyer shënoi për 2:1. Për 3:2 ishte i saktë nga pika e bardhë, në minutën e 69-të.

Mysafirët e mbyllën ndeshjen pa Gorka Guruzetan që u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë, ndërsa Unai Gomez, që nuk ishte në fushë, u përjashtua direkt me të kuq.

Sulmuesi shtatlartë i Kosovës tani i ka 14 gola në La Liga në këtë edicion, ndërsa 48 i ka shënuar në total në elitën spanjolle. Vetëm Kylian Mbappe (19) ka gola më shumë. 

Atij i duhen edhe shtatë gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit. Legjenda Samuel Eto’o i ka 54 gola në La Liga për Mallorcan.

Me golat e shënuar të shtunën për Mallorcan, Muriqi hyri në histori si golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës në histori, duke e kaluar ish-sulmuesin venezuelas, Juan Arango.

Mallorca, që së fundmi ka pasur telashe edhe për shkak të protestave të tifozëve për rezultatet negative, tani i ka 21 pikë.

Athletic Bilbao mbetet me 24 pikë.

Lexo përditësimet tjera
Vedat Muriqi

Muriqi vazhdon me supërformë

Goli i parë:Goal! A terrific long pass from Sergi Darder picks out an unmarked Vedat Muriqi...