Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 14-të të La Ligas.
Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të martën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.
Muriqi të shtunën shënoi dy gola në barazimin 2:2 të Mallorcas ndaj Osasunas.
31-vjeçari Muriqi ka tetë gola të shënuar në 13 ndeshjet e luajtura në edicionin aktual të kampionatit spanjoll.
Sulmuesi i qendrës, Muriqi, është duke kaluar formë shumë të mirë me Mallorcan.
Ndërkohë mesfushori Medon Berisha ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 13-të të Serie A.
Berisha aktivizohet për skuadrën e Lecces që të dielën fitoi 2:1 ndaj Torinos në shtëpi.
Berisha ishte i përfshirë në dy golat e Lecces duke dhuruar dy asistime.