Futboll

Muriq pritet të transferohet në Itali

Arijanet Muriq

Foto: Associated Press

Pavarësisht raportimeve të mediumeve turke se portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ishte afër transferimit te skuadra e Rizesporit, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

“Sky Sport Italia” ka raportuar të dielën se ekipi i kthyer në Serie A, Sassuolo, është në prag të transferimit të Muriqit. Ai pritet të huazohet për një vit. 

Sassuolo do ta ketë mundësinë e blerjes të kartonit të portierit të Ipswich Townit. Portier i parë te Sassuolo aktualisht është Giacomo Satalino

Muriq me Ipswichin edicionin e kaluar u paraqit në Premier League. Në elitën angleze zhvilloi 18 ndeshje. Në Premier League, portieri shtatlartë ka luajtur edhe me skuadrën tjetër angleze, Burnley. 

26-vjeçari pikërisht nga Burnley në vitin 2022 u transferua tek Ipswichi për nëntë milionë euro.

Portieri me përvojë karrierë ka bërë edhe te Manchester City, Girona e Adana Demirspori. Me Kosovën ka zhvilluar 36 paraqitje.