Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriq e Sassuolo fitojnë ndeshjen e tretë rresht

Sassuolo

Portieri Arijanet Muriq e Sassuolo kanë shënuar fitoren e tretë rresht në Serie A të Italisë. Pas fitores nga Udinese dhe Verona, Sassuolo, të dielën mposhti 2:1 në shtëpi Atalantan.

Ndeshja Sassuolo – Atalanta i takoi xhiros së 27-të

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sassuolo nga minuta e 16-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Andrea Pinamonti u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Muriq ishte ndër më të mirët në fushë, ndërsa Berat Gjimshiti luajti deri në minutën e 76-të për Atalantan.

Ismael Kone në minutën e 23-të dhe Kristian Thorstvedt në minutën e 69-të shënuan golat për Sassuolon, kurse Yunus Musah në minutë ne 88-të shënoi golin e nderit për Atalantan, që zë vendi ne shtatë me 45 pikë.

Sassuolo nga 27 ndeshje ka fituar 38 pikë.