Stadiumi i Bayern Munichut do të jetë “nikoqir” i një tjetër finaleje të Ligës së Kampionëve. Në Munih luhet finalja në vitin 2028, ndërsa për finalen e vitit 2029 në garë janë “Wembley Stadium” i Londrës dhe shtëpia e Barcelonës, “Camp Nou”, e rinovuar së fundi.
UEFA konfirmoi të premten listën e ofertuesve për të qenë nikoqirë të ngjarjes më të madhe për klube në Evropë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, gjasat për një finale të Championsit në New York nuk ekzistojnë.
Munihu ishte nikoqir i finales së edicionit të kaluar, ndërsa Londra e organizoi finalen në vitin 2024.
Në Barcelonë nuk është zhvilluar asnjë finale e Ligës së Kampionëve që prej vitit 1999.
Finalja e Ligës së Kampionëve në këtë edicion do të luhet në “Pushkash Arena” në Budapest, ndërsa në vitin 2027 do të organizohet në “Wanda Metropolitano”, që është stadiumi i Atletico Madridit.