Futboll

Mungon Xhaka, Sunderlandi pëson humbje

West Ham

Sunderlandi ka pësuar humbjen e gjashtë të sezonit të shtunën.

Në disfatën 3:1, në kuadër të xhiros së 23-të, mungoi kapiteni dhe lideri i skuadrës, Granit Xhaka.

Pa Xhakën në skuadër, Sunderlandi i pranoi tre gola në pjesën e parë, ndërsa e shënoi një në pjesën e dytë.

Xhaka mungoi shkaku i lëndimit për herë të parë në këtë edicion, pasi i kishte kompletuar të gjitha 22 ndeshjet tjera.

Sunderlandi mbetet me 33 pikë në mesin e tabelës, ndërsa West Hami tani i ka 20 pikë dhe po lufton për mbetje në elitë.