Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mulleri vazhdon karrierën në MLS

Thomas Muller

Legjenda e Bayernit, Thomas Muller, ka vendosur të vazhdojë karrierën. Kishte dilema nëse lojtari ofenziv do të vazhdonte me futboll pas largimit nga Bayerni.

Por Mulleri ka vendosur të vazhdojë dhe do t’i bashkohet një klubi në ligën MLS të SHBA-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

35-vjeçari do të prezantohet te klubi i ri në ditët e ardhshme, ka raportuar Sky Sports në Gjermani.

Dy klube janë në garë për Mullerin, njëri prej të cilëve është Los Angeles.

Muller u largua pak javë më parë nga Bayerni pasi e kaloi gjithë karrierën te kjo skuadër, Mulleri ishte pjesë e Bayernit prej vitit 2000, ndërsa në ekipin e parë ishte prej vitit 2008. Për Gjermaninë i ka luajtur 131 ndeshje dhe ka realizuar 45 gola.