Futboll

Mulleri përshëndetet me “Allianz Arenan”

Thomas Muller

Legjenda e Bayern Munchenit, Thomas Muller, e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në “Allianz Arena”.

Bayerni të shtunën mbrëma fitoi 2:0 ndaj Borussia Monchengladbachut. Kjo ndeshje i takoi javës së 33-të të Bundesligës. Bavarezët titullin e kampionit në Gjermani e siguruan xhiron e kaluar.

Harry Kane realizoi për 1:0 në minutën e 31-të. Golin e fundit e realizoi Michael Olise në minutën e 90-të.

Për Mullerin kjo ishte ndeshja e fundit e zhvilluar në “Allianz Arena” pasi muaj më parë e njoftoi largimin nga Bayerni në fund të edicionit pas 25 vjetëve të mbushura me trofe.

35-vjeçari Muller me Bayernin e ka fituar 13 herë titullin e kampionit.

Muller ka fituar gjithashtu dy tituj të Ligës së Kampionëve, gjashtë Kupa të Gjermanisë dhe dy Kupa të Botës për Klube me Bayernin.

Një xhiro para fundit, Bayerni e mban vendin e parë me 79 pikë.

Monchengladbachu është në mesin e tabelës me 45 pikë.