Futboll

Mulleri do të luajë për Vancouverin edhe vitin e ardhshëm

Thomas Muller

Legjenda e Bayernit, Thomas Muller, nuk ia doli ta fitojë titullin e kampionit në MLS në vitin e parë. Por 36-vjeçari do të ketë rast tjetër për ta bërë këtë vitin e ardhshëm.

Vancouver Whitecaps ka konfirmuar se veterani gjerman do të jetë në këtë skuadër edhe në edicionin e vitit 2026.

Pas largimit nga Bayerni, Mulleri firmosi kontratë të vlefshme deri në fund të vitit 2025 me Vancouverin, por me opsionin për një vit shtesë.

“Ai ende ndien që ka diçka që të dëshmojë për veten dhe dëshiron të përmirësohet ende”, ka thënë trajneri Jesper Sorensen për fituesin e Kupës së Botës nga viti 2014.

Mulleri, që ka 131 paraqitje për Gjermaninë, u largua nga Bayernin në gusht. Te gjiganti bavarez luajti 25 vjet. Sulmuesi i kishte 756 paraqitje për Bayernin, me të cilën skuadër fitoi shumë trofe. Te Vancouveri shpejt u bë i pëlqyeri i tifozëve, kryesisht falë nëntë golave në 13 paraqitje kampionale.

Në finale të MLS-së, kjo skuadër humbi nga Inter Miami.