Futboll

Muller: Kemi gjasa të barabarta me Parisin

Muller

Legjenda gjermane e futbollit, Thomas Muller i ka edhe maksimalisht tri ndeshje me Bayernin. Fokusi i lojtarit sulmues aktualisht është te çerekfinalja e Kupës së Botës për Klube ndaj PSG-së.

Parisi dhe Bayerni takohen të shtunën nga ora 18:00 në Atlanta.

“Francezët padyshim janë forcë që duhet llogaritur. Nuk e fituan rastësisht 5:0 finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit dhe ngritën trofeun”, ka shkruar Thomas Muller.

Por ai e sheh ndeshjen të barbartë. 

“Të dy skuadrat janë në formë të mirë dhe njohin kualitetet e njëra-tjetrës brenda dhe jashtë fushës. E shoh ndeshjen si shumë të barabartë”, vlerëson Muller.

Ai ka luajtur në të gjitha katër ndeshjet në Kupën e Botës për Klube. Dy ndeshje i kompletoi e në dy të tjera ishte zëvendësues.

35-vjeçari pritet të jetë zëvendësues edhe ndaj PSG-së, por kjo nuk e brengosë. Ai po e shijon turneun në SHBA, që është i fundit me Bayernin. 

Mulleri do të largohet nga Botërori pas përfundimit të Botërorit të Klubeve.