Sulmuesi Arbnor Muja ka dhuruar një asistim në fitoren e skuadrës së Sint-Truidenses.
Sint-Truidense e mposhti në udhëtim La Louvieren me rezultatin 2:1 në kuadër të javës së 22-të të elitës së futbollit belg.
Muja asistoi te goli i barazimit 1:1 të cilin e realizoi Shogo Taniguchi në minutën e 63-të. Ai luajti deri në minutën e 70-të.
Ndërsa bashkëlojtari i Mujës, Visar Musliu, e kompletoi ndeshjen.
Për 27-vjeçarin ishte asistimi i parë këtë edicion. Ka të shënuar edhe tre gola.
Sint-Truidense është në pozitën e parë me 45 pikë. La Louviere numëron 23 pikë në pozitën e 13-të.