Goli i shënuar nga Ernest Muçi nuk i ka mjaftuar skuadrës së Trabzonsporit që të shtunën mbrëma u mposht në derbin ndaj Fenerbahçes.
Feneri në kuadër të xhiros së 22-të të elitës turke e fitoi derbin në udhëtim me rezultatin 3:2.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Muçi, e kaloi në epërsi Trabzonin në minutën e gjashtë. Por Feneri shënoi tre gola më pas për ta përmbysur rezultatin.
Talisca, Kerem Akturkoglu dhe Marco Asensio i shënuan golat e fitores për Fenerin. Ndërsa golin e dytë për Trabzonin e realizoi Paul Onuachu.
Sulmuesi i krahut, Muçi, e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
24-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka 13 gola dhe pesë asistime. Është duke kaluar formë shumë të mirë.
Feneri vazhdon të jetë në pozitën e dytë me 52 pikë. Lider është Galatasaray me tri pikë më shumë. Trabzoni e zë vendin e tretë me 45 pikë.
Muçi shënon në derbi ndaj Fenerbahçes
Sulmuesi i Trabzonsporit, Ernest Muçi, ka shënuar gol ndaj gjigantit turk, Fenerbahçe.
Muçi e shënoi golin e epërsisë për Trabzonin në minutën e gjashtë.
24-vjeçari është duke kaluar formë shumë të mirë këtë edicion. Ka 13 gola dhe pesë asistime në të gjitha garat.
Ernest Muçi finds the back of the net! Trabzonspor takes the lead!#Football #Goal #Soccerpic.twitter.com/ZosWT94UrT
— goalpostX (@GoalpostX) February 14, 2026