Ernest Muçi i ka dhënë fund aventurës te skuadra e Beshiktashit. Gjiganti turk të shtunën njoftoi për largimin e reprezentuesit të Shqipërisë.
Muçi megjithatë karrierën do ta vazhdojë sërish në Turqi. Ai është huazuar te Trabzonspori deri në përfundimin e edicionit 2025/26.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrabzonspori e ka edhe opsionin e blerjes të kartonit të Muçit.
24-vjeçari Muçi te Beshiktashi u transferua vitin e kaluar nga Legia e Varshavës për dhjetë milionë euro.
Ai me Beshiktashin zhvilloi 61 ndeshje. Shënoi 11 gola dhe bëri katër asistime.
Muçi aktualisht është i grumbulluar me Shqipërinë. Të enjten, Shqipëria luajti miqësore me Gjibraltarin ndërsa të martën e ardhshme e pret Letoninë në kualifikimet për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm.
Sulmuesi i krahut, Muçi, karrierë ka bërë edhe te Tirana.