Në Amerikën e Jugut janë zhvilluar ndeshjet e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Dy përfaqësueset e mëdha, Argjentina e Brazili, kanë pësuar humbje në kuadër të xhiros së tetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArgjentina pësoi 2:1 nga Kolumbia. Përkundër humbjes, Argjentina mbetet e para në tabelë me 18 pikë. Kolumbia është e dyta me 16 pikë, ndërsa është përfaqësuesja e vetme pa humbje.
Brazili pësoi humbje befasuese nga Paraguaji, 1:0.
Brazili, i mbushur me yje të futbollit, tani i ka katër humbje nga tetë ndeshje. Me 10 pikë mban pozitën e pestë, ndërsa 10 pikë i ka edhe Venecuela në vendin e gjashtë.
Gjashtë përfaqësueset e para prej 10 gjithsej kualifikohen në Botëror. E shtata luan në plejof.