Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, të hënën në konferencë për shtyp ka thënë se pret ndeshje të mirë nga mesfushori Teun Koopmeiners ndaj PSV Eindhovenit. Juventusi dhe PSV Eindhoveni do të përballen të martën nga ora 18:45 në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
“Koopmeiners po përshtatet shumë mirë me skuadrën. Po përpiqet t’i tregojë cilësitë e tij. Nëse ai luan nesër, do të paraqitet shkëlqyeshëm. Së bashku me shokët, ai mund të bëjë gjëra të mëdha”, ka theksuar Motta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo26-vjeçari Koopmeiners u transferua te Juventusi në afatin kalimtar të verës nga Atalanta për 54 milionë euro. Ka zhvilluar dy ndeshje.