Mungesa e karakterit te skuadra e Juventusit në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë ndaj Milanit ka bërë që te trajneri Thiago Motta të rritet presioni.
Njohës të futbollit në Itali shkruajnë se Juventusi nuk ka pasur përparim me trajnerin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe 11 barazime nga 18 ndeshje në Serie A, Juventusi ka mbetur larg synimit për titull kampioni në elitën italiane të futbollit.
Juventusi me 32 pikë në 18 ndeshje është në vendin e gjashtë.
Në Superkupë të premten mbrëma, Juventusi u mposht 2:1 në Riad të Arabisë Saudite.
Kenan Yildiz shënoi për “zonjën e vjetër” në minutën e 21-të, ndërsa goli i Christian Pulisiqit në minutën e 71-të dhe autogoli i Federico Gattit katër minuta më vonë, bën që Juventusi të eliminohej.
Në Ligën e Kampionëve, Juventusi është jashtë zonës që dërgon direkt në 1/8 e finales, ndonëse deri në fund të fazës së ligës kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur.