Vetëm pak ditë pasi iu gëzua suksesit historik me kualifikim në Ligën e Kampionëve, trajneri Thiago Motta e ka informuar Bolognan se nuk do të jetë në krye të ekipit për garën elitare evropiane.
Bologna njoftoi të enjten se Motta ka vendosur të mos e rinovojë kontratën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu hapet rruga e 41-vjeçarit që me shumë gjasë do ta drejtojë Juventusin që aktualisht është pa trajner pas largimit të Massimiliano Allegrit.
“Klubi dëshiron ta falënderojë Mottan për punën e shkëlqyer gjatë kohës këtu dhe i uron atij më të mirën në karrierë”, ka shkruar Bologna ndër të tjera në komunikatën për media.
Motta e mori drejtimin e Bolognas në shtator të vitit 2022 dhe përfundoi në vendin e nëntë.
Ndërkohë, në sezonin e tij të parë të plotë, shkoi përtej pritshmërive.
Bologna u kualifikua në Ligën e Kampionëve për herën e parë.
Aventura në edicionin 1964-65 përfundoi shpejtë, me eliminim në raundin preliminar.