Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Montella: Kosova na vuri në vështirësi, fat i keq që vetëm një skuadër kaloi

Vincenzo Montella

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur me respekt të madh për Kosovën pas ndeshjes së plejofit për kualifikim në Botëror, duke vlerësuar paraqitjen dhe sjelljen sportive të ekipit kosovar.

Montella deklaroi se Kosova e vuri shumë në vështirësi Turqinë dhe se ndeshja ishte shumë e fortë deri në fund. Ai theksoi se ekipi i Kosovës ka cilësi të mëdha dhe se Turqia ishte përgatitur për një kundërshtar të vështirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe Kosova meriton përgëzime; luftuan deri në fund. Dua të përgëzoj gjithashtu trajnerin e tyre, na vunë vërtet në vështirësi. Në aspektin njerëzor, dua po ashtu t’i përgëzoj; ata na përgëzuan ne. Edhe presidenti i tyre erdhi të na përgëzojë. Jemi dy vende mike; do të kisha dashur të shkonim përpara së bashku. Ata luajtën me nder dhe me ritëm. Kosova na vuri shumë në vështirësi. Ishim të përgatitur për këtë pasi Kosova ka një skuadër shumë cilësore, por është fat i keq që vetëm një skuadër mund të kalojë në Kampionatin Botëror”, deklaroi Montella.

Turqia arriti të kualifikohet në Kampionatin Botëror pas fitores 1:0 në “Fadil Vokrri”.

Do të jetë në grup me Australinë, SHBA-në dhe Paraguain.