Takumi Minamino e ka vendosur derbin ndërmjet Monacos dhe Paris Saint-Germainit.
Monaco të shtunën fitoi 1:0 ndaj Parisit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të të Ligue 1 të Francës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinamino e shënoi golin e fitores për Monacon në minutën e 68-të.
Te Monaco në minutën e 80-të, mbrojtësi Thilo Kehrer u ndëshkua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër.
Për kampionin në fuqi të Francës, Parisin, kjo është disfata e dytë që e pëson këtë edicion. Ka edhe nëntë fitore dhe tri barazime.
Për Monacon është fitorja e shtatë, krahas dy barazimeve dhe pesë disfatave.
Parisi është lider me 30 pikë. Por me këtë humbje e ka rrezikuar pozitën e parë.
Marseille që është në vendin e dytë dhe Lensi në të tretin kanë nga 28 pikë, por e kanë edhe nga një ndeshje më pak të luajtur.
Monaco ka 23 pikë në vendin e gjashtë.