Skuadra e Monacos e ka fituar derbin e xhiros së 33-të të kampionatit francez. Monaco të shtunën e mposhti Lyonin në shtëpi me rezultatin 2:0.
Takumi Minamino realizoi për 1:0 në minutën e 62-të. Gjashtë minuta më pas, Denis Zakaria, e realizoi golin e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMonaco me këtë fitore edhe zyrtarisht e ka siguruar kualifikimin në “Champions”. Është në pozitën e tretë me 61 pikë. Lyoni renditet në pozitën e shtatë me 54 pikë. Në pozitën e dytë është Marseille me 61 pikë. Edhe Marseille e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Deri në fund të kampionatit ka mbetur edhe një xhiro.