Futboll

Mirlind Daku vazhdon me gola në Rusi

Mirlind Daku - Rubin Kazan

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku ka vazhduar me gola në kampionatin elitar të Rusisë. Daku shënoi një gol në barazimin e Rubin Kazanit në udhëtim ndaj CSKA Moskës. Ndeshja e luajtur të hënën mbrëma përfundoi me rezultatin e barabartë, 2:2. 

Daku shënoi golin e barazimit në minutën e 92-të të ndeshjes që i takoi javës së 27-të të Premier Leagues së Rusisë. Për Dakun ishte goli i tretë rresht, ndërsa i teti në 25 ndeshje. 

Daku kompletoi takimin, ndërsa Dardan Shabanhaxhaj u zëvendësua në minutën e 88-të.