James Milner e ka nisur edicionin e tij të 23-të në Premier League.
Ai ishte titullar në ndeshjen Everton – Brighton.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMilneri, që është futbollist i Brightonit, është 38-vjeçar. Është shtatë vjet më i vjetër se trajneri i vet, Fabian Huerzeler.
Debutoi në elitën e futbollit anglez në vitin 2002, kur ishte futbollist i Leeds Unitedit.
Me Brightonin e nisi edicionin e dytë, ndërsa për Milnerin ishte ndeshja e 636-të në Premier League, 17-të më pak se Gareth Barry që e mban rekordin me 653 paraqitje.
Milneri po ashtu karrierë ka bërë edhe te Newcastle, Aston Villa, Manchester City dhe Liverpooli.
Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, më herët e mbante rekordin me më së shumti paraqitje në edicione të Premier Leagues.
Giggs kishte luajtur në 22 sezone të elitës angleze të futbollit.