James Milner do të ketë tjetër shans për t’u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në periudhën që ka nisur të quhet Premier League.
39-vjeçari i mesfushës, që ka 15 paraqitje më pak se Gareth Barry që mban rekordin me 653 ndeshje në Premier League, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Brightonin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi pati lëndim serioz në gju në sezonin e kaluar dhe luajti në vetëm katër ndeshje.
Në ditën e fundit të edicionit që ka përfunduar, Miler e luajti ndeshjen e 638-të.
Milner do të jetë 40-vjeçar në janar të vitit të ardhshëm.
Ai debutoi për Leeds Unitedin në moshën 16-vjeçare në nëntor të vitit 2002.
Për të do të jetë edicioni i 24-t në Premier League.
Ai ka bërë karrierë edhe te Liverpooli, Manchester City, Aston Villa dhe Newcastle.
Milner i ka 61 paraqitje për Anglinë.