Futboll

Militao kthehet te Real Madridi i lënduar

Eder Militao

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, ka pësuar lëndim në këmbën e djathtë sa ishte i angazhuar te Brazili, ka njoftuar klubi i madh spanjoll të mërkurën.

Madridi ka theksuar se ai ka pasur dhimbje të martën në miqësoren e Brazilit ndaj Tunizisë. Militao u zëvendësua në pjesën e dytë, në barazimin 1:1. Klubi i La Ligas ka njoftuar po ashtu se Militao do ta nisë menjëherë rikuperimin.

Real Madridi të dielën luan ndaj Elches. Në La Liga ka tri pikë më shumë se Barcelona pas 12 xhirosh.