Anglezi Kyle Walker është transferimi më i ri i Milanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWalkeri i është bashkuar Milanit nga Manchester City në formë huazimi deri në përfundimin e këtij edicioni.
34-vjeçari Walker te “Kuqezinjtë” do ta veshë fanellën me numër 32.
“Milani është i lumtur të njoftojë huazimin e Kyle Walkerit nga Manchester City, me opsionin e blerjes në fund të sezonit”, ka shkruar Milani të premten mbrëma në faqen zyrtare.
Walkerit kontrata me Cityn i përfundon në verën e vitit 2026. Pjesë e kampionit anglez ishte nga vitit 2017. Ai u transferua nga Tottenhami për 52 milionë euro.
Me Cityn ka zhvilluar 319 ndeshje. Ka kontribuar me gjashtë gola dhe 23 asistime. Është prej legjendave të klubit.