Milani e ka transferuar mesfushorin Alphadjo Cisse nga Verona. Mesfushori i lindur në vitin 2006, megjithatë do ta vazhdojë huazimin te Catanzaro deri në fund të edicionit aktual.
Cisse, i lindur në Treviso, është zhvilluar te Giorgione dhe Verona. Ai debutoi në Serie A në maj të vitit 2024.
Ende 19-vjeçar, Cisse ka luajtur për Italinë në grupmoshat e reja. Së fundi është paraqitur me U21.
Po të hënën Milani siguroi shërbimet e mesfushorit të lindur në vitin 2007, Yahya Idrissi. Ai i është bashkuar ekipit të të rinjve, përkatësisht projektit “Milan Futuro”.
Idrissi deri më tani ishte te Chelsea.