Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, ka thënë se Alvaro Morata nuk do të luajë ndaj Hellas Veronas të premten në mbrëmje për shkak të telasheve me bajame, dhe vendin e tij do ta zë Tammy Abraham ose Francesco Camarda.
Verona – Milan luhet të premten nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së 17-të të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po kemi telashe me lëndime për momentin. Pulishiq është kthyer nga ndeshjet e përfaqësueseve me probleme. Musah, Okafor dhe Loftus-Cheek janë të lënduar. Morata po ashtu ka telashe”, ka thënë Fonseca të enjten në konferencën për shtyp. Morata është qendërsulmuesi kryesor i “rossonerëve”.
Spanjolli 32-vjeçar në 17 ndeshjet e luajtura të këtij sezoni ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuuar me dy asistime.