Skuadra e Milanit nuk e ka nisur mbarë edicionin e ri në Serie A. “Kuqezinjtë” të shtunën mbrëma në ndeshjen hapëse u mposhtën në shtëpi 2:1 nga skuadra e Cremoneses, që u promovua në Serie A këtë edicion.
Federico Baschirotto i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 28-të.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me golin që e shënoi Strahinja Pavloviq.
Golin e fitores 2:1 për Cremonesen e shënoi në minutën e 61-të.
Te Milani nga minuta e 74-t u paraqit mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.