Skuadra e Milanit të shtunën pasdite e ka mposhtur Liverpoolin me rezultatin 4:2 në miqësoren që u zhvillua në Hong-Kong.
Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish, para fillimit të ndeshjes vendosi një kurorë lulesh para tifozëve në nderim të Diogo Jotas dhe vëllait të tij, Andre Silva.
Jota, dhe Silva, vdiqën në aksident me makinë më 3 korrik në provincën spanjolle në Zamora.
Ndërkohë edhe në fanellën e futbollistëve të Liverpoolit në nderim të Jotas ka qenë e shkruar “Diogo J.20”.
Rafael Leao e kaloi në epërsi Milanin në minutën e dhjetë. Liverpooli i barazoi shifrat në minutën e 26-të me golin që e shënoi Dominik Szoboszlai.
Mesfushori anglez, Ruben Loftus-Cheek, e kaloi sërish në epërsi 2:1 Milanin në minutën e 52-të. Shtatë minuta më pas, Noah Okafor, realizoi për 3:1.
Cody Gakpo e ngushtoi rezultatin në 3:2 në minutën e 93-të. Por reagimi i “kuqezinjve” ishte shumë i shpejtë pasi një minutë më pas, Okafor, realizoi sërish për rezultatin përfundimtar 4:2.