Sulmuesi Niclas Fullkrug dëshiron që të largohet nga West Ham Unitedi në afatin kalimtar të janarit.
Sipas “Tuttomercato”, skuadra e Milanit ka shprehur interesim për qendërsulmuesin 32-vjeçar.
Fullkrug nuk është në formën më të mirë këtë edicion. Në shtatë ndeshjet e zhvilluara ende nuk ka shënuar gol.
Gjermani Fullkrug është duke u përballur edhe me një lëndim dhe i ka munguar West Ham Unitedit në katër ndeshjet e fundit në kampionat.
Milani po planifikon ta forcojë sulmin për gjysmën e dytë të edicionit. Përveç Fullkrugut, edhe sulmuesi i Atletico Madridit, Alexander Sorloth, është objektiv për “kuqezinjtë”.
Fullkrug pjesë e West Hamit është nga viti i kaluar, kur u transferua nga Borussia Dortmundi për 27 milionë euro.