Futboll

Milani e mbyll edicionin me fitore

Milan

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit për këtë edicion në Serie A. Milani të shtunën e mposhti Monzan në shtëpi me rezultatin 2:0.

Pavarësisht fitores, Milani ka mbetur jashtë garave evropiane për edicionin e ardhshëm. 

Milani është në vendin e shtatë me 63 pikë. Monza ka kohë që është përshëndetur nga elita. Ka vetëm 18 pikë në pozitën e fundit. 

Matteo Gabbia realizoi për 1:0 në minutën e 64-t. 

Dhjetë minuta më pas, Joao Felix, e shënoi golin e fundit. 

Milani javën e kaluar u mposht në finale të Kupës së Italisë nga Bologna me rezultatin 1:0.