Futboll

Milani dërgon ofertë zyrtare për Jasharin

Ardon Jashari

Milani i ka dërguar një ofertë zyrtare prej 25 milionë eurosh skuadrës së Club Brugget për mesfushorin shqiptar, Ardon Jashari. Këtë e ka bërë të ditur të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Jashari pëlqehet shumë nga drejtuesit e gjigantit italian. Mësohet se ende nuk është arritur marrëveshja ndërmjet Milanit dhe Club Brugget për Jasharin.

Klubi belg dëshiron mbi 30 milionë euro që ta lirojë Jasharin. Paraqitjet e Jasharit në edicionin e kaluar tërhoqën vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Përpos Milanit për Jasharin kanë shprehur interesim edhe Manchester City dhe Paris Saint-Germaini.

Me Bruggen, Jashari e fitoi Kupën e Belgjikës. Është zgjedhur edhe lojtari më i mirë në elitën e futbollit belg për edicionin 2024/25.

22-vjeçari Jashari iu bashkua Club Brugget në verën e vitit të kaluar nga Luzerni për 6 milionë euro. Me Club Bruggen ka kontratë deri në vitin 2029.