Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mezani: Futbollistët të qëndrojnë me këmbë në tokë

Gentjan Mezani

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka thënë se fitorja ndaj Prishtinës në udhëtim ka qenë shumë e rëndësishme, por futbollistët që ai drejton duhet të jenë të kujdesshëm në vazhdim të kampanjës.

“Ne morëm një rezultat pozitiv dhe jemi të kënaqur me fitoren. Unë mendoj se duhet t’i shfrytëzojmë momentet e mira për ndeshjet e ardhshme, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi me këmbë në tokë. Ndeshja e ardhshme ndaj Feronikelit 74 është ndeshja e sezonit. Ne duhet të angazhohemi maksimalisht si nga ana fizike po ashtu edhe nga ana psikologjike”, ka deklaruar trajneri Mezani pas ndeshjes për “ArtMotion”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjilani fitoi 3:1.