Futboll

Messi uron Dembelen për Topin e Artë

Messi Dembele

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, të hënën e fitoi “Topin e Artë” për edicionin 2024/25. Ai fitoi në konkurrencë të fortë me supertalentin e Barcelonës, Lamine Yamal. 

Dembele është përgëzuar nga shumë tifozë dhe emra të mëdhenj të futbollit.

Ndër ta ka qenë edhe superylli Lionel Messi, që është pjesë e Inter Miamit. 
Sipas Messit, Dembele e ka merituar që ta fitojë çmimin kryesor individual në futboll.

“Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”, ishte komenti i Messit në një postim të cilin e bëri Dembele në rrjetet sociale. 
Dembele gjatë fjalimit në skenë e përmendi Messin. Deklaroi se është shumë i lumtur që kishte mundësinë të luante përkrah argjentinasit dhe të mësonte prej tij.

Messi dhe Dembele kanë luajtur së bashku te Barcelona nga viti 2017 deri në vitin 2021. 38-vjeçari Messi është fitues i tetëfishtë i “Ballon d’Or”.

28-vjeçari Dembele në edicionin e kaluar i shënoi plot 35 gola në 53 paraqitje në të gjitha garat. I kishte edhe 16 asistime.