Lionel Messi ka shënuar dy herë në fitoren e Inter Miamit ndaj skuadrës Nasville, në ndeshjen e parë të plejofit.
Pasi nënshkroi kontratë trevjeçare me Inter Miamin të enjten, Messit iu dha çmimi “Këpuca e Artë e MLS”, si golashënuesi më i mirë i sezonit të rregullt.
Më pas, ai e realizoi golin e parë dhe të tretë në fitoren 3:1. E nisi edhe aksionin e golit të dytë.
Argjentinasi iu bashkua Inter Miamit nga Paris Saint-Germaini në vitin 2023 dhe tani edhe si 38-vjeçar, vazhdon të jetë vendimtar për skuadrën e tij.
Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” e konfirmoi këtë të premten pas mesnate.
Messi ishte lojtari më i vlefshëm i ligës MLS në vitin 2024 pasi shënoi 20 gola dhe 16 asistime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë afër që ta sigurojë të njëjtin çmim në sezonin e dytë rresht, pasi aktualisht ka 29 gola e 20 asistime në 28 ndeshje të këtij sezoni.