Për vitin e 22-të rresht, superylli Lionel Messi ka shënuar gola në ndeshje zyrtare.
Në mbrëmjen mes të dielës e të hënës, argjentinasi legjendar realizoi dy gola në fitoren 4:2 të Inter Miamit ndaj Orlando Cityt. Ndeshja i takoi xhiros së dytë të Ligës MLS në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrlando City ishte duke udhëhequr 2:0 pas pjesës së parë. Inter Miami e shënoi golin e parë në minutën e 49-të nëpërmjet Mateo Silvettit, kurse Messi shënoi për 2:2 në minutën e 57-të. Ai goditi saktë nga distanca, ndonëse ishte i rrethuar nga shumë lojtarë kundërshtarë.
Telasco Segovia e kaloi në epërsi 3:2 Miamin në minutën e 85-të, kurse Messi shënoi supergol nga goditja e dënimit në minutën e 90-të për 4:2.
Sipas informatave të regjistruara, Messi është i katërti në histori për golat e shënuar nga goditjet e dënimit. Ai ka shënuar 70 gola nga ndërprerjet.
Braziliani Marcelino Carioca është i pari me 78 gola. Pasojnë dy brazilianët e tjerë, Roberto Dinamita me 75 dhe Juninho me 72 gola.
38-vjeçari u shpall lojtar i ndeshjes. Inter Miami është kampion në fuqi në SHBA.
“Ashtu siç e kam thënë qindra herë, ai qartë se është lojtari më i mirë që e ka luajtur ndonjëherë këtë lojë. Ai është lider”, ka thënë trajneri i Miamit, Javier Mascherano pas ndeshjes për Messin.
“Si lider, ai ka ndikim te të gjithë. Fitorja u takon plotësisht lojtarëve. Ekipi luajti si kampion në pjesën e dytë. Nuk kishte taktikë apo gjëra të tilla. Kishte zemër, guxim kur e kishim topin, përkushtim, vazhdimësi. Dhe mendoj se ekipi dëshmoi pse është kampion”, ka shtuar Mascherano.
Forma aktuale është shumë e rëndësishme për Messin, por edhe më shumë për Argjentinën. Të gjithë presin që superylli ta udhëheqë Argjentinën drejt mbrojtjes së titullit në Botërorin që në verë mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.
Messi i ka 115 gola në 196 paraqitje për Argjentinën. E ka udhëhequr këtë përfaqësuese drejt titullit të botës katër vjet më parë.
Ai ka shkëlqyer për kohë të gjatë te Barcelona, ku shkroi histori dhe u bë prej më të mirëve në histori. Vazhdoi në PSG e tani po e rrit futbollin në SHBA.