Ashtu si pritej, Lionel Messi është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i ligës MLS në SHBA.
Argjentinasi u shpall më i miri edhe vitin e kaluar dhe është i pari në histori që e fiton dy herë rresht çmimin MVP në MLS.
Messi e udhëhoqi Inter Miamin drejt titullit të kampionit. Ai i kishte 29 gola e 19 asistime në 28 paraqitje.