Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Messi ia siguron Inter Miamit fitoren në Kupën e Kampionëve

Lionel Messi

Tetë herë fituesi i Topit të Artë shënoi në minutën e 56-të golin e fitores për Inter Miamin ndaj Sporting Kansas Cityt në një mbrëmje të ftoftë në ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Kupës së Kampionëve për zonën CONCACAF.

Messi pranoi një top nga Sergio Busquets, u lirua nga mbrojtësit e ekipit kundërshtar dhe me gjuajtje të saktë shënoi golin e fitores 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano e cilësoi Messin si lojtar “fantastik”. “Jam shumë krenar sepse mendoj se ishte e pamundur të luash në këto kushte. Ai nuk është njeri, këtë e dini. Ndaj jam shumë krenar, sepse dhanë 100 %”, ka thënë Mascherano.

Ndeshja kthyese luhet më 25 shkurt.