Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Messi e Inter Miami ndalen në gjysmëfinale të CONCACAF Champions Cup

Leo Messi

Inter Miami është eliminuar në gjysmëfinale të CONCACAF Champions Cup, që është gara elitare për klube të futbollit në Amerikën Veriore, Amerikën Qendrore dhe Karaibe.

Skuadrën amerikane, ku paraqitet Lionel Messi, e eliminoi skuadra kanadeze, Vancouver Whtiecaps. Vancouveri fitoi 2:0 në shtëpi më 24 prill, ndërsa në orët e para të së enjtes fitoi edhe në Miami me rezultatin 3:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Argjentinasi Messi e kompletoi ndeshjen tek Inter Miami, ndërsa luajtën edhe Luis Suarez, Sergio Busquets e Jordi Alba. Ky i fundit edhe e realizoi golin për Inter Miamin, në minutën e nëntë. Por skuadra kanadeze shënoi tre gola në pjesën e dytë për fitore 5:1 në rezultat të përgjithshëm.