Sulmuesi Benjamin Sheshko, do t’i mungojë Manchester Unitedit rreth katër javë të tjera. Kështu ka njoftuar “Sky” të martën.
Slloveni 22-vjeçar u lëndua pak ditë para se t’i bashkohej Sllovenisë për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Kosovës dhe Suedisë.
Sheshko u lëndua në ndeshjen që Unitedi e luajti kundër Tottenhamit. Lëndimi në gju nuk është serioz, por kërkon pushim.
Sheshko iu bashkua Unitedit gjatë verës për 80 milionë euro.