Mesfushori i Anglisë, Phil Foden, është larguar nga kampi i Përfaqësueses së Anglisë në Gjermani, dhe është kthyer në vendlindje për shkak se është bërë baba për herën e tretë.
Federata e Futbollit e Anglisë njoftoi të mërkurën se futbollisti i Manchester Cityt, 24-vjeçari Foden, është dashur të kthehej në shtëpi për “çështje familjare”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShpresohet që Fodeni të kthehet te skuadra angleze të dielën, ditën kur Anglia luan në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian.
Në muajin prill, Fodeni dhe partnerja e tij, Rebecca Cooke, njoftuan në Instagram se po e presin fëmijën e tretë.
Fodeni ka 37 paraqitje me Anglinë. Në Evropian ishte titullar në tri ndeshjet e para të fazës grupore.
Anglia e mbylli fazën e grupeve me pesë pikë në vendin e parë të Grupit C.